15 shkurt 2010

Play Off në PL për CL ?

Sipas The Guardian, Premier League është duke shqyrtuar mundësinë për të vënë një sistem Play Off për kualifikim në Ligën e Kampionëve, për vendin e katërt.
Sipas sistemit të sotshëm, skuadra që e zë pozitën e katërt në tabelë kualifikohet automatikisht për Ligën e Kampionëve. Por, sipas teorisë së re, në sistemin e ri do të inkuadrohet një play off në mes skuadrës së katërt, të pestë, të gjashtë dhe të shtatë për vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Kjo lëvizje ka për qëllim nxitjen e konkurencës në Premier Ligë me qëllim të zhdukjes të së ashtuquajturës katërshes së madhe që po dominon me vite të tëra.
Kjo ide është dhënë më 4 shkurt nga Richard Scudamore, dhe një plan më i detajizuar do ti ofrohet kryesisë së Premier Ligës në Prill.
Kjo ide është përkrahur nga të gjitha klubet përpos katërshes së madhe, Chelseat, Manchester Unitedit, Arsenalit dhe Liverpoolit.
Një sistem i tillë vjen pas problemeve të Liverpoolit për të ruajtur pozitën e katërt.
Një sistem i tillë i Play Off ishte vënë në ligën Holandeze, por është zbrapsur pas dhunës së shfaqur mes tifozëve kur Twente eliminoi Ajaxin në garën për pozitën e dytë.