11 shkurt 2010

PL më e mirë se Serie A

Selektori anglez Fabio Capello është i impresionuar me atë çfarë po sheh në ishull…
Gjatë regjimit të tij si menaxher i Anglisë, Fabio Capello nuk ka marrur vetëm njohuri mbi lojtarët anglez, por edhe për kampionatin anglez, për të cilin mendon se është superior në krahasim me atë të vendlindjes së tij, Serie A.
“ Premier Liga e ka tejkaluar Serien A.”
Ky koment nuk ka kaluar dhe aq lehtë nga mediumet italiane, me Gazzeta dello Sport që komenton:
“ Professor Capello ka dështuar këtu, prandaj ka shkuar në Angli.”
Sezonin e kaluar u qartësua se kush ishin më të mirë, Anglezët apo Italianët, në betejën e fazës së 1/16 të ligës së kampionëve, kur Arsenal, Chelsea dhe Manchester United, mposhtën respektivisht, Romën, Juventusin dhe Interin.