09 shkurt 2010

Përfundon sezonin

Blerim Xhemajli ka marrë lajme të këqija, pas një kontrollimi të detajuar mjekësor që i është bërë të hënën. Sipas medieve italiane, mesfushori shqiptar pritet të mungojë rreth dy muaj, pas lëndimit të ligamenteve të gjurit të majtë.
Sipas të gjitha gjasave, ish futbollisti i Boltonit ka përfunduar sezonin pas këtij lëndimi, ndërsa rrezikon ta humb edhe mundësinë për të luajtur me përfaqësuesen e Zvicrës në kampionatin botëror Afrika e Jugut 2010, që fillon më qershor të këtij viti.
23-vjeçari lëndoi ligamentet e gjurit të majtë pas një përplasjeje me mesfushorin e Palermos, Giulio Migliaccio.
Kjo nuk është hera e parë që futbollisti me prejardhje nga Tetova pëson një lëndim të tillë. Ai gjatë sezonit 2006/2007, sa ishte pjesë e klubit zviceran Zurich, lëndoi ligamentet e gjurit, të cilat e lanë jashtë fushës gati një vit.
Xhemaili në afatin kalimtar të verës, që e lamë pas, nga Torino u huazua te Parma, ku luajti një rol të rëndësishëm. Mungesa eventuale e Xhemajlit vetëm sa do t’i përkeqësonte gjërat në Parma, që pas një fillimi shumë të mirë të sezonit ka pësuar 5 humbje në 6 takimet e fundit.