13 shkurt 2010

Pellegrini: Të mposhtim njëherë Xerezin, pastaj Lyonin

Këtë vikend Real Madridi do të luajë kundër Xerezit (La Liga), ndërsa në mesjavë kundër Lyonit (Liga e Kampionëve), kurse trajneri Manuel Pellegrini dëshiron t’i merr gjërat një nga një.
“Vëmendja e skuadrës është njëherë te Xerezi, e pastaj te Lyoni. Është shumë me rëndësi të mbetemi të fokusuar te Xerezi, për faktin se gjendet në fund të tabelës”, ka thënë Pellegrini.
Kiliani shpreson që rikthimi i Cristiano Ronaldos t’i shërbejë skuadrës, dhe pret nga ai që të luajë sikurse para suspendimit. /