08 shkurt 2010

Pellegrini: Kaka së shpejti në formën më të mirë

Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, është i bindur se fansat së shpejti do të shohin Kaka në formën më të mirë.
Braziliani ishte në listën e golashënuesve në fitoren 3-0 të Realit ndaj Espanyolit, duke heshtur përkohësisht kritikët.
“Pas një qëndrimi aq të gjatë jashtë fushe, është vështirë të kërkosh një paraqitje më të mirë. Ai ka dhënë pasime të mira në ndeshjet e fundit, përfshirë një për Guti në golin kundër La Coruna, ndërsa dje shënoi”.
“Kaka është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe së shpejti do të shohim lojtarin të cilin gjithkush e ka pritur aq shumë”, ka thënë Pellegrini.