16 shkurt 2010

Pellegrini: Benzema, Ronaldo e Kaka do të shkëlqejnë kundër Lyonit

Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, ka thënë se skuadra e tij është e gatshme për ndeshjen e të martës kundër Lyonit, edhe pse në pesë vitet e fundit është eliminuar në këtë fazë të Ligës së Kampionëve.
“Skuadra është optimiste. Kemi vetëbesim më shumë në mundësinë e kualifikimit, sesa frikë nga eliminimi sikurse në vitet e fundit”, është shprehur trajneri kilian në një konferencë për shtyp.
Pelegrini ka thënë se Karim Benzema është rikuperuar nga lëndimi dhe është në gjendje të përballet ndaj ish-skuadrës së tij.
Ndërkohë që Crisitano Ronaldo, sipas trajnerit, do të jetë frymëzimi i skuadrës për të vazhduar garën dhe për të lënë pas vetes dështimet e viteve të fundit.
Pellegrini ka folur edhe për Kaka, duke thënë se ai po luan mirë sepse nuk ka më dhimbje, njëherit trajneri pret më shumë nga braziliani.