11 shkurt 2010

Old Trafford edhe hipotekë

Manchester United ka bërë dhe një lëvizje tjetër të çuditshme në sigurimin e të ardhurave dhe financave të familjes Glazer, duke vënë si sigurim në rast të ritjes së borxheve, stadiumin legjendar Old Trafford.
Pas rritjes së borxheve mbi 500 milion funta United ishte detyruar që të siguroj hipoteka.
Sot borxhi i Manchester United spekulohet se do të kap së shpejti 900 milion euro, dhe pasojë e kësaj është stadiumi legjendar Old Trafford.
Në sigurimin e pronarëve të United hyjnë dhe marveshjet tjera me sponsorët e ndryshëm.