04 shkurt 2010

Një hungarez në Kosovën e Vushtrris

Skuadrës së Kosovës së Vushtrrisë, në sezonin pranveror pritet t’i ndihmojë një futbollist nga Hungaria. Mesfushori ofanziv, Nagy Zsolt, po provohet te klubi bardhekaltër.

24-vjeçari i është bashkuar klubit vushtrrias, të hënën, ndërsa qysh në ditën e parë kë lënë përshtypje të mira. Këtë e ka bërë të ditur Rizvan Jetullahu, trajneri që po e udhëheq aktualisht Kosovën (V).

Sipas trajnerit Jetullahu, Zsolt, i cili në të kaluarën ka luajtur në futbollit hungarez, ka treguar cilësi të mira dhe ky futbollist mund të jetë pjesë e vushtrriasve në pjesën e dytë të kampionatit, i cili fillon në muajin mars.

“Ai ka filluar stërvitjet me ne, po duket lojtar i mirë. Kishte bërë një vit pauzë dhe shihet që nuk ka fuqi, por sa i përket cilësisë, është perfekt. Do të mundohemi që në ditët e ardhshme të punojmë me të, në aspektin fizik, për t’ia rikthyer formën, dhe ai mund të luajë për Kosovën pa problem në pranverë”, ka thënë Jetullahu.

Nagy Zsolt, tash e një vit nuk ka luajtur futboll, për shkak të një lëndimi. Ai
ka ardhur në Kosovë përmes një biznesi, ndërsa e ka shfrytëzuar mundësinë që t’i bashkohet klubit bardhekaltër.

“Nuk kam luajtur futboll aktiv qe një vit dhe me duhen 2-3 javë stërvitje për ta kthyer ritmin. Në klub më kanë pritur mirë të gjithë dhe këtu kam ardhur për të luajtur”, ka thënë Zsolt..

Ai ka treguar se karrierën e ka filluar te gjiganti hungarez Ferencvarosi TC. Por, më pas Nagy ka luajtur në disa rangje më të ulëta të futbollit hungarez, derisa skuadra e tij e fundit ishte Vizmuvek SK.