12 shkurt 2010

Nga Markizio te Sisoko, ja e ardhmja e Juves

Betega e Blank mendojnë që tani për sezonin e ardhshëm. Ja cilët do të ikin dhe cilët do qëndrojnë te “Zonja”

Nocioni i përgjegjësisë ndaj lojtarëve, i bërë nga Blank ditën e prezantimit të Zakeronit, nuk ishte fundi i vetvetes. Që nga ai moment janë të gjithë nën vëzhgim në shkallë të ndryshme vëmendjeje. Ashtu siç tha presidenti, nuk mund të ndryshojnë 25 lojtarë, ndaj disa prej tyre do të jenë edhe vitin që vjen. Por do të ketë shumë “fshesa”, edhe të planit të parë.

Pastaj është edhe problemi i Ligës së Kampioneve, pa të cilën sakrificat do të ishin të dhimbshme.


KONFIRMIME - Mes të konfirmuarve duhet të jenë një dyzinë elementësh, ndonëse mund të ndërhyjnë edhe çështje të tjera. Bufon, për shembull, me një Juventus jashtë Championsit, do të qëndrojë apo klubi do ta shohë më të arsyeshme ta shesë? Kielini kërkon rinovimin në verë, hipotezë e vlefshme edhe për De Çeljen, Grigerën e Salihamixhiçin. Sa i takon Diegos, klubi bardhezi ka ndër mend ta mbrojë investimin e bërë, i bindur nga vlera e lojtarit, por do të jetë ai që duhet të përshtatet me Juven.

Edhe Iakuinta ka merkato, por në Torino s’kanë ndër mend të privohen nga një element i tillë. Në fund është Del Piero, i cili ka edhe një vit kontratë: vetëm ai mund të vendosë të bëjë gati valixhet. Ndoshta, pavarësisht nga sirenat angleze, por nga ana tjëtër nuk ka dyshime: është kolona e sulmit për momentin, lider i padiskutueshëm. I njëjti diskutim për Sisokon e Markizion, elementë kyç në mesfushë, me një të ardhme të gjatë përpara. Legrotalje është më “i vjetri”, por për rol dhe rendiment është një nga ata që do të qëndrojnë. Po ashtu edhe Poulseni e ka fituar konfirmimin me seriozitetin e tij

RASTE DELIKATE - Por ka edhe një rast delikat, si ai i Kasesresit, që Juventusi kërkon t’i blejë edhe gjysmën tjetër të kartonit nga Barcelona, duke paguar vetëm 11 milionë euro ama. Një problem më vete është edhe Felipe Melo, fati i të cilit varet nga projekti taktik i trajnerit të ri: në atë rol nuk ka kuptim të konfirmohet, por me një tjetër modul po, duke shmangur një minusvalencë të dëmshme. Kandreva është në një rol të ngjashëm me atë të Kaseresit, në kuptimin që Juvja duhet të zgjedhë nëse kërkon të investojë tek ai, por edhe t’i gjejë pozicionin e duhur. Xhiovinko duhet të vendosë nëse kërkon të hedhë një tjetër vit për të qëndruar në një skuadër që nuk e ka treguar se kërkon vërtet të besojë tek ai.

DREJT LARGIMIT - Të gjithë të tjerët janë në rrezik të fortë, duke filluar nga Amauri dhe jo vetëm për rendimentin e dobët. Pastaj janë Zebina, Kamoranezi e Trezege, të gjithë 32-vjeçarë dhe të gjithë me kontratë që u skadon në vitin 1011: nëse Juvja nuk ka ndër mend t’u rinovojë kontratat, ky është rasti i fundit për të fituar ndonjë milion më shumë. Sa i takon Kanavaros, është e pamundur që klubi ta vlerësojë edhe me një vit më shumë qëndrimin e tij, ndërsa Groso, një tjetër dështim në mbrojtje, duhet të shkojë diku gjetkë. Si Paoluçi, Tiago dhe Molinaro, të nisur për huazim për të mos u kthyer më.