09 shkurt 2010

Montolivo mbetet në Fiorentina

Kapiteni i Fiorentinës, Riccardo Montolivo ka insistuar se është i lumtur në klub dhe nuk planifikon të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.
Në javët e kaluara kanë filluar të qarkullojnë spekulime se Montolivo është objektiv i disa klubeve më të mëdha italiane. Mirëpo, ai nuk mendon për asgjë tjetër përveç Fiorentinës.
“Mendoj vetëm për këtë fanellë dhe arritjen e suksesit këtu. Kam marrëdhënie të shkëlqyeshme me të gjithë dhe nuk hidhërohem edhe kur më kritikojnë. Stimulohem të luaj edhe më mirë” tha Montolivo.