08 shkurt 2010

Milani barazon sërish

Rossonerët nuk kanë arritur të nxjerrin më shumë se një pikë në përballjen e javës së 23-të në Serie A, kundër Bolognas.
Takimi i zhvilluar të dielën në Stadio Dall'Ara përfundoi me rezultat të barabartë, 0-0.
Pas këtij barazimi, Milani rrezikon ta humbë pozitën e dytë në tabelë, pasi që me fitore eventuale kundër Fiorentinas, Roma do të ngjitet në vend të dytë.