16 shkurt 2010

Milan vs United – Historia

Vendosa të rishikoj historinë e takimeve të ndërsjellta mes këtyre dy gjigantëve për shkak të nostalgjisë së madhe të tifozëve rosoner, për historinë dhe traditën e tyre.

Është histori e gjatë e takimeve mes këtyre dy klubeve në garën më të madhe europiane, duke na kthyer kështu në takimin e parë të tyre 52 vite më parë. Ndërmjet atij viti dhe sot, këto klube kanë fituar 10 tituj të Champions League, katër prej të cilëve janë fituar në 10 edicionet e fundit të garës.

Një statistikë e lakmueshmë është se Milani nuk ka humbur asnjë takim ndaj Manchester Unitedit në përballjet me dy ndeshje (si vendas, dhe kthyese). Milani është skuadra e parë europiane që ka rikthyer deficitin nga ndeshja e parë në sezonin 1957/58 pikërisht ndaj Manchester Unitedit, në gjysmëfinale.

E njëjta gjë ndodhi dhe 10 vite më vonë, kur rezultati pas dy ndeshjeve ishte 2-1, dhe përsëri në gjysmëfinale. Pierino Prati do të shënonte hattrick në finale për të fituar titullin e dytë të Milanit në këtë garë.

Së fundmi, djajtë e kuq të Sir Alex Ferguson nuk ishin në gjendje të shënojnë ndaj skuadrës së Carlo Ancelottit në sezonin 2004/05 kur ata u takuan në 1/16. Hernan Crespo shënoi dy gola në dy ndeshjet dhe eliminoi Unitedin.
Ferguson mendonte se kjo tabu do të thehej pas fitores 3-2 të Unitedit në Old Trafford në sezonin 2006/2007 që u karakterizua me atë gol karakteristik të Ricardo Kakas. Sidoqoftë, Milani shkatërroi Manchester Unitedin 3-0 në San Siro, me golat e Kaks, Gilardinos dhe Seedorfit, duke e dërguar Milanin në finale ku hakmerret ndaj Liverpoolit.

Do të diskutohet shumë dhe për paraqitjen e David Beckhamit dhe rikthimin e tij në Old Trafford. 34 vjeçari ka 394 paraqitje për Manchester United prej vitit 1991 deri 2003, dhe tani është duke e kaluar huazimin e dytë te Milani.
Beckham nuk ishte futbollisti i vetëm që luajti për të dyja klubet. Ray Wilkins kaloi tre sezone nga 1980, pas transferimit 1.5 milion nga United në Milan, shumë rekorde transferimi e at’hershme.

Askush më parë nuk stërviti të dyja klubet, edhe pse Herbert Burgess ishte anësor i majtë i United, dhe trajner i Milanit në vitet 1926-1928. Trajneri aktual i Milanit Leonardo u ballafaqua në fushë me dy lojtarë aktual të United, Paul Scholes dhe Gary Nevillë në takimin Brazil – Itali në Le Tournoi më 1997.

Leonardo nuk ishte i vetmi që provoi shijen e të luajturit ndaj lojtarëve të Man.U. Ronaldinho dhe Anderson para se të fillonin karrierën europiane luajtën në Gremio, përderisa Pipo Inzaghi ishte bashkëlojtar me Van der Saarin në Juventus nga 1991 deri 2001. Ishte pikërisht Inzaghi ai që shënoi në Delle Alpi dy gola ndaj Manchester United në gjysmëfinalen e vitit 1999, por, Juventus nuk u kualifikua pas një rikthimi sensacional të United në Old Trafford. Po në finalen e këtij viti kur United u takua me Bayernin, pas dizavantazhit 1-0, ishte David Beckham ai që lansoi dy asistime për 75 sekonda për të mposhtur në mënyrë historike Bayernin.

Natyrisht, asnjë prej statistikave më lart nuk do të ketë rëndësi kur himni i Ligës së Kampionëve të dëgjohet në fushë dhe kur dy skuadrat do të fillojnë luftën e tyre për kalim në fazën tjetër, në njërin prej tempujve më gjigand që njeh bota e futbollit, në skalën e Milanos, San Siro.