05 shkurt 2010

Mexes do ta rinovojë kontratën me Romën

Olivier Janneaux, agjenti i mbrojtësit të Romës, Philippe Mexes, ka mohuar spekulimet kinse Juventusi interesohet për shërbimet e klienti të tij.
“Për mua, kjo nuk është e vërtetë. Janë pjesë e fantazive të disa gazetarëve”, ka shpjeguar Janneaux për laroma24.it duke iu referuar spekulimeve.
Përveç Juventusit, është spekuluar edhe për skuadra të tjera të cilat interesohen për shërbimet e Mexes, mirëpo sipas agjentit të tij, mbrojtësi francez planifikon ta rinovojë kontratën me Romën. /