09 shkurt 2010

Melo: Loja e mirë me Juven, bileta për KB

Mesfushori i Juventusit, Felipe Melo, planifikon të zë vend në skuadrën e Brazilit që do të udhëtojë në Afrikën e Jugut, mirëpo për ta arritur këtë qëllim duhet të luajë mirë te skuadra e tij.

“Kupa e Botës është kulminacioni i karrierës së një lojtari. Depërtimi në skuadrën kombëtare është maksimumi- kryesorja që mund ta kërkojë një lojtar”.

“Unë mendoj për këtë edhe kur fle, dhe kuptohet kur jam zgjuar. Por gjatë kësaj kohe, po ashtu mendoj edhe për Juventusin, sepse në fund të fundit është skuadra që më siguron bukën e gojës”.

“Është shumë e thjeshtë, nëse luan mirë për klubin tënd, atëherë mund të përfshihesh në kombëtare. Këto dyja shkojnë bashkë”, ka thënë Melo për Globoesporte.