12 shkurt 2010

Mekses do të qëndrojë te Roma

Filip Mekses nuk do të largohet nga Roma. Të paktën deri në fundin e kontratës, që i skadon në qershor të vitit 2011. Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i francezit, Olivier Zhoanoks, i cili ka thënë se: “Filip ndihet mirë, si tek skuadra e Romës, ashtu edhe tek qyteti i Romës, dhe është i përqendruar tek sezoni në vazhdim. Ai është i përqendruar vetëm për të dhënë kontributin e tij për skuadrën. Në lidhje me një rinovim të mundshëm, mund të them se kur të vijë momenti i duhur do të takohemi me klubin”.