10 shkurt 2010

Mehmeti shënon në barazimin e Malmos

Futbollisti shqiptar, Agon Mehmeti, me skuadrën e Malmos dëshmon formë të mirë në çdo ndeshje. Ai me skuadrën e Malmos në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri garues të Suedisë zhvilloi ndeshje miqësore me skuadrën suedeze, Gais, e cila përfundoi me rezultat 1:1. Andersson shënon në minutën e 76-të për skuadrën rivale, ndërsa Agon Mehmeti e barazoi rezultatin në minutën e 84-të të takimit. Trajnerët e dyja skuadrave patën mundësinë t'i sprovojnë të gjithë futbollistët në fushë që llogarisin për kampionatin e ri.