09 shkurt 2010

Maxwell: Ne mund ti perballojmë lëndimet

Maxwell thotë se Barcelona do të jetë ende e sukseshme edhe pse ka disa mbrojtës të lënduar.
Mbrojtësi i Barcelonës Maxwell pas trajnimit të sotëm foli në një konferencë për shtyp duke thënë se Barcelona do të mbahet mirë edhe pse ka disa mbrojtës të lënduar.
“Humbja e lojtarëve është gjithmonë e vështirë, sepse mund të humbasim cilësinë dhe ritmin, por ne kemi një ekip të mirë dhe jemi të përgatitur për ti tejkaluar këto sfida. Ne duam të fitojmë ndeshjen e ardhshme sepse është shumë e rëndësishme.”
“Ne gjithmonë luajmë për të fituar, unë shpresoj se do ta mposhtim Atletico Madridin edhe pse kemi lojtar të lënduar dhe të suspenduar. “
Maxwell do të jetë në formacionin bazë të Barcelonës për ndeshjen kundër Atletico Madridit, pasi që Dani Alves dhe Eric Abidal janë të lënduar, ndërsa Gerarg Pique dhe Rafael Marquez janë të suspenduar.