12 shkurt 2010

Martin Palermo, shumë afër Botërorit

Selektori i përfaqësueses së Argjentinës, Diego Armando Maradona, ka bërë të ditur se sulmuesi i Boca Juniors, Martin Palermo, sipas të gjitha gjasave do të ftohet në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010. Veterani Palermo po shkëlqen tek argjentinasit, nën drejtimin e legjendës së futbollit botëror.
“Nëse më pyesni se me kë jam, unë jam me Palermon. Ai ka 80 për qind të mundësive që të vijë në Botëror”, u shpreh Maradona.