12 shkurt 2010

Marcelo shpreson të luajë në Botëror

Në një konferencë për shtyp, anësori i Real Madridit, Marcelo, është shprehur i kënaqur me aktivizimin më të madh këtë sezon nga trajneri Manuel Pellegrini dhe njëherit ka thënë se shpreson që të udhëtojë në Afrikën e Jugut me përfaqësuesen e Brazilit.
“Jam gjithmonë në shërbim të trajnerit për të luajtur në mes të fushës ose në krah. Kam luajtur në të dyja pozicionet. Mendoj se kur luaj në qendër i jap skuadrës një stil të ri të lojës”, është shprehur braziliani për AS.
Ndërsa sa i përket Kampionatit Botëror 2010, Marcelo ka thënë se asnjëherë nuk e ka humbur shpresën dhe se do t’i pëlqente shumë që të ishte me kombëtaren e tij në Botëror.