10 shkurt 2010

Maradona ia mbyll derën Riquelmes

Diego Maradona i ka dhënë fund fushatës së thirrjeve rreth rikthimit të plejmejkerit Juan Roman Riquelme në Kombëtaren e Argjentinës.
“Kjo çështje është mbyllur. E kam ftuar Riquelmen (marsin e kaluar) dhe ai nuk erdhi. Më pëlqen si luan dhe shpresoj të jetë në formën e tij më të mirë për Boca Juniors që ka nevojë për të”, tha selektori i Argjentinës.
Mediet lokale kishin shtuar presionin ndaj Federatës së Futbollit të Argjentinës për të rikthyer Riquelmen në Kombëtare.