09 shkurt 2010

Mancini: Shkurti muaji vendimtar për Cityn

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, e ka konsideruar shkurtin si muajin më të rëndësishëm për skuadrën e tij.
“Shkurti, ky muaj, është një moment vendimtar me ndeshjet kundër Bolton, Stoke, Liverpool, Chelsea dhe Tottenham”.
Mancini i ka pasur të kufizuara zgjedhjet e lojtarëve, si pasojë e mungesave të shumta, si Vincent Kompany, Micah Richards, Wayne Bridge, Kolo Toure, Joleon Lescott etj., ndërsa shpreson që të rikuperohen këtë muaj.
“Kam shumë lojtarë të lënduar dhe është vështirë për mua. Nëse i kam gjithmonë tre, katër, pesë lojtar të lënduar, atëherë është një problem i madh, prandaj duam ta ndryshojmë situatën...”, është shprehur italiani.