09 shkurt 2010

Mancini i ngazëllyer me debutimin për Milanin

Anësori i ri i Milanit, Amantino Mancini, është i kënaqur me debutimin e tij për Milanin gjatë vikendit.
Mesfushori u huazua nga Interi deri në fund të sezonit, me mundësi për ta shndërruar kontratën në të përhershme, dhe pati shansin të debutojë në barazimin pa gola ndaj Bolognas.
“Pas gjithë kësaj kohe ishte bukur të luajë një ndeshje të tërë. Fatkeqësisht loja ime e parë nuk solli fitore. Ekipi u përpoq dhe krijoi disa shanse të shkëlqyeshme, por fatkeqësisht nuk i shfrytëzuam. Ende jemi në rrugë dhe mendoj se me këtë grup mund të arrijmë diçka vërtet të rëndësishme”, ka thënë Mancini./