06 shkurt 2010

Maggio ëndërron Botërorin

Mesfushori i Napolit, Christian Maggio, ka theksuar se ëndërron të jetë pjesë e Italisë në Kampionatin Botëror 2010. “Shpresoj të jem atje. Mendoj për Kampionatin Botëror”, tha ish mesfushori i Sampodorias, i cili ka bërë vetëm dy paraqitje me Azzurrët, pas debutimit në nëntor 2008. “Ftesa në Kombëtare varet nga sezoni që do të kem me Napolin, andaj do të jap maksimumin për klubin tim”, përfundoi Maggio.