09 shkurt 2010

Llumnica: Ndeshja e parë është shumë e vështirë

Futbollisti prishtinas, Xhevdet Llumnica, që luan në pozitën e sulmuesit, tha se çdo ndeshje e parë qoftë miqësore apo në kampionat, është shumë e vështirë. Llumnica që luan për skuadrën e Assyriskas, anëtare e ligës së dytë të Suedisë, synim kanë hyrjen në elitën e futbollit suedez. “Të mërkurën e zhvillojmë edhe ndeshjen e parë miqësore kundër skuadrës së elitës suedeze, Bromapojkarna. Kjo ndeshje do të jetë e mirë për të parë formën tonë sesa jemi të përgatitur për kampionatin e ri, i cili fillon në prill. Mendoj se kemi një skuadër më kompakte sesa vitin e kaluar dhe do të jemi kandidat për vend të parë”, tha Llumnica.