10 shkurt 2010

Liverpuli heq dorë nga Shamakh

Trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez, ka pranuar se nuk ka asnjë shans të marrë sulmuesin e Bordosë, Maruan Shamakh, gjatë merkatos së verës. Gjatë merkatos së janarit, Benitez pati disa takime me menaxherin e futbollistit maroken dhe kjo e bëri shtypin spanjoll të shpallte luftën mes Liverpulit dhe Arsenalit, që ishte interesuar prej kohësh për 26-vjeçarin.
Gjithsesi, komenti i djeshëm i Benitezit ishte: “Nuk mendoj se Shamakh do të luajë me ne. Nuk mund të them më shumë.” Shamakh, që do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale me Bordonë në muajin qershor, ka të ngjarë të ketë arritur një marrëveshje me Arsenalin, i bindur nga Arsen Venger.