09 shkurt 2010

Liverpool pranë shitjes

Njeriu i shtatë më i pasur në botë, Mukesh Ambani, është favoriti për të blerë Liverpoolin së bashku me një bashkëpunëtor tjetër nga India, njofton The Times.
Pohohet se Industritë e Ambanit dhe kryetari i grupit Subrata Roy kanë bërë oferta për të shlyrë borxhet e klubit nga Anfield që llogariten të jenë deri në 237 milion funta, meqë rast do të marrin 51 përqind të aksioneve në Anfiled.
Ambani, 52 vjeçar, llogaritet të ketë një pasuri prej 32 miliardë dollarësh, duke kaluar kështu pronarin e Chelseat Abramovich dhe atë të Cityt Shikh Mansour.
Zyrtarët e Liverpoolit kanë mohuar një raport të tillë, kurse ata të Ambanit nuk mohojnë asgjë.