08 shkurt 2010

Leonardo: Gazetarët pa respekt ndaj Ronaldinhos

Trajneri i Milanit, braziliani Leonardo e ka humbur durimin karshi tregimeve mediale se gjoja Ronaldinho ka kaluar një natë të zhurmshme në një hotel, tri ditë para ndeshjes derbi me Interin, të cilin ekipi i Milanit e humbi. “Këtë javë, ju gazetarët treguat mungesë të respektit ndaj Ronaldinhos. Pasi e keni botuar tregimin, atëherë mbështeteni atë edhe me fakte. Unë nuk kam parë kurrfarë incizimesh, andaj i besoj lojtarit tim, nuk dëshiroj të luaj rolin e detektivit gjatë kohës së lirë, e di shkëlqyeshëm se në çfarë gjendje është Ronaldinho. I vetmi gabim është ai i mosrealizimit të penaltisë kundër Interit, asgjë më shumë. Klubi ka biseduar me lojtarin dhe qëndron plotësisht prapa tij”, ka thënë Leonardo.