10 shkurt 2010

Leonardo do të shkarkohet

Sipas Ilsussidiario.net bossi brazilian i Milanit Leonardo, do të mund ta provoj shijën e sëpatës së zyrtarëve të Milanit.
Spekulimet nga spanja thonë se Milani ka tashmë nën radar Rafa Benitezin e Liverpoolit dhe trajnerin e lirë spanjoll Juande Ramos.
Leonardo morri në dorë stolin e rosonerëve verën e kaluar pas besimit të madh të treguar për të nga zyrtarët e klubit për të zëvëndësuar Ancelottin. Sot Leo është burim i skepticizmit.
Por, Leonardo është rikthyer me Milanin në një seri në fund të vitit prej 13 ndeshjesh pa humbje.
Fillimi i 2010 ishte fatal për Milanin pasi që katër ndeshje Milani nuk di për rezultate pozitive. Humbja nga Interi ashtu si në fillim të sezonit ka lënë shumë shenja në formën e Milanit.
Faza e 1/16 e Ligës së Kampionëve do të jetë ‘’ të jesh apo të mos jesh trajner i Milanit ‘’ për Leonardon.