06 shkurt 2010

Lëndim i ri i Hargreaves

Owen Hargreaves ka pësuar lëndim të ri dhe është hequr nga lista e futbollistëve të Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve, kanë bërë të ditur mediat angleze, të premten. Problemi i ri mund të nënkuptojë se mesfushori nuk do të paraqitet në vazhdim të këtij sezoni dhe se do të mungojë në Kampionatin Botëror. Hargreaves nuk ka luajtur tashmë 16 muaj për shkak të një problemi kronik të gjurit. Manchester United pagoi 19 milionë funta për transferimin e tij nga Bayern Munich, më 2007, por ai bëri vetëm 37 paraqitje për gjigantin anglez.