09 shkurt 2010

Lala: Shorti nuk është i keq

Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Altin Lala, ka thënë se nuk mund të konsiderohet edhe i keq shorti i Euro 2012-s. “Mendoj që është një grup i pranueshëm, duke pasur parasysh kundërshtarët që patëm gjatë eliminatoreve të botërorit. Ishte shumë e vështirë të merrje pikë me Suedinë, Portugalinë apo Danimarkën. Në fakt, mund të bëjmë një krahasim me grupin e kaluar, sepse kemi sërish tri skuadra pretendente: Francën, Rumaninë dhe Bosnjën,” tha Lala.