12 shkurt 2010

LAJM I HIDHUR: Vankuver 2010, vdes atleti gjeorgjian

Ne nje kohe qe Olimpiada Dimerore Vankuver 2010 pret te hape zyrtarisht dyert per te gjithe garuesit, nje incident i rende ka tronditur evenimentin.

Gjate provave me slite, atleti gjeorgjian Nodar Kumaritashvili ka pesuar nje incident duke humbur jeten. Ai ka dale nga pista duke goditur nje shtylle.

Mjeket kane nderhyre menjehere duke kryer nje masazh kardiak dhe me pas Kumaritashvili eshte transportuar per ne spital ku ka nderruar jete.

Nese shikojme statistikat, atleti me i vjeter i Olmipiades eshte princi 51 vjecar Hubertus von Hohenlohe. Per te kjo eshte olimpiada e peste dimerore. Numri i pergjithshem i atleteve garues eshte 2.762 nga 82 vende te ndryshme, 2 vende me shume se ne Torino 2006 pasi jane shtuar Ishujt Kaiman dhe Gana.