05 shkurt 2010

La Liga, merkatoja më e dobët prej 2003

Mesa duket, kriza financiare e dy-tre viteve të fundit ka lënë gjurmët e saj edhe në futbollin spanjoll.Sipas një analize të bërë nga e përditshmja sportive spanjolle “El Mundo Deportivo”, rezulton se mrekatoja e fundit dimërore ishte më e varfra që prej sezonit 2002-2003. Klubet spanjolle shpenzuan këtë muaj vetëm tetë milion e 250 mijë euro në total.
Argjentinasi Salvio i kushtoi Atletiko Madridit tetë milion euro, kurse Valadolidi derdhi në arkat e portugezëve të Vitoria Gimaraeshit 250 mijë euro për të sjellë në Spanjë Serenon.Të gjitha transferimet e tjera kanë qenë me kosto zero, huazime, apo lojtarë që kanë qenë të lirë.