08 shkurt 2010

Kuyt i ngazëllyer me golin e 50-të

Dirk Kuyt është i ngazëllyer që goli i tij i 50-të në fanellën e Liverpoolit ishte ai që ia solli ekipit edhe fitoren ndaj rivalit lokal, Evertonit.
“Është një ndjenjë e shkëlqyeshme dhe vërtet jam i lumtur që kam shënuar 50 gola për klubin, veçanërisht në një ndeshje si kjo. Por nuk mendoj se është me rëndësi kush shënoi, me rëndësi është që fituam”, ka thënë Kuyt.
“Mendoj se treguam besim kur kishim 10 lojtarë dhe kjo erdhi nga besimi që kemi ndërtuar gjatë disa ndeshjeve të fundit. Duhej të besonim se mund ta fitonim ndeshjen dhe e bëmë këtë”.
“Nga shtatë ndeshjet e fundit kemi marrë 17 pikë dhe e kemi portën e paprekur në gjashtë ndeshje, andaj mund të shihni nga rezultatet se luajmë më mirë dhe vetëbesimi jonë është ngritur. Tash duhet të vazhdojmë dhe të sigurohemi se jemi të gatshëm për ndeshjen e ardhshme kundër Arsenalit”, ka shtuar holandezi./