12 shkurt 2010

Kukeli ballafaqohet me liderin

Futbollisti më i mirë shqiptar në radhët e Luzernit, Burim Kukeli, të shtunën (0ra 17.45) do të sfidojë liderin e tabelës së Superligës së Zvicrës, Yooung Boysin. Kukeli me shokë do të orvaten që të kthehen me një pikë megjithëse do të kenë shumë vështirë. Lideri pas humbjes turpëruese javën e kaluar nga Baseli me rezultat 4:0 do të mundohet ta rehatojnë veten me fitore kundër Luzernit. FC Luzerni javën e kaluar e nisi për mrekulli, duke shënuar fitore me rezultat 4:2 kundër Grasshoppersit. Yooung Boysi i prin tabelës me 41 pikë, ndërsa Luzerni renditet i treti me 32 pikë. Ndeshja e javës së 20-të në mes Grasshoppersit dhe Aaraus është shtyrë për më vonë.