05 shkurt 2010

Kasano: Asnjë problem me Del Nerin

Duket se nuk ka asnjë problem tek skuadra e Sampdorias, midis Antonio Kasanos dhe Xhixhi del Nerit, pavarësisht se reagimi i talentit barez pas përjashtimit nga skuadra nuk ka qenë shumë i qetë. Këtë e ka konfrimuar vetë Kasano. “Tani jam pjekur, jam i kënaqur që jam një lojtar i Sampdorias, edhe pse do të martohem me Karolinën, jam shumë i kënaqur. Tashmë janë vite që nuk bëj më budallallëqet që bëja më parë. Me Del Nerin nuk kam asnjë problem, pasi tani di t’i pranoj me qetësi vendimet që marrin trajnerët”, ka thënë Kasano.