09 shkurt 2010

Kapllani pret t’i dëshmon vlerat e tija

Edmond Kapllani, futbollist i Koblenzit, anëtarë i ligës së dytë gjermane, është njëri nga shënuesit më të mirë të kombëtares së Shqipërisë. Kapllani ka shënuar pesë gola: një gol Rumanisë dhe Bjellorusisë, ndërsa Luksemburgut tre gola pikërisht në eliminatoret e fundit të Euro 2008. Nga ky futbollist pritet të shënoi më shumë gola në kombëtaren shqiptare në veçanti në kualifikimet e Kampionatit Evropian 2012. Kapllani që ka rritur formën kohët e fundit dhe gjatë fundjavës që shkoi shënoi edhe golin e parë në fanellën e Koblenzin kundër skuadrës së Cottbusit. Kapllani pret t’i dëshmon vlerat e një sulmuesit në kualifikimet e Euro 2012.