11 shkurt 2010

Kapelo: Do më pëlqente një finale Angli-Itali

“Preferoj të punoj në Spanjë ose në Angli, se sa në Itali”. Don Fabio ka shmangur pyetjet në lidhje me Xhon Terrin, dhe gjatë një konference të organizuar në Universitetin e Parmës lidhur me sportin dhe spektaklin sportiv, është përqendruar tek Botërori. “Do të nënshkruaja menjëherë për një finale Angli-Itali, siç thotë Lipi. Me Marçelon kam folur 15 ditë më parë, gjatë një evenimenti sportiv, në lidhje me këtë hipotezë”, ka thënë Fabio Kapelo.