04 shkurt 2010

Kakà, i sëmurë kronik!

Në Spanjë është vënë alarmi për Kakànë. Ai do të jetë i detyruar të ketë një trajtim të veçantë ditor për të luftuar hernian sportive ose pubalgjinë, e cila i është bërë tani kronike. Kështu shkruan gazeta spanjolle “Marca”, duke thënë se ka një muaj e gjysmë që braziliani, pas një muaj e gjysmë larg fushës, ka bërë gjysmë ore më shumë sportive se shokët e skuadrës, për të forcuar muskujt. Këtë ngarkesë pune Kakà duhet ta bëjë përherë dhe me sa duket ka qenë ky shkaku që rendimenti i tij ka rënë pak kohët e fundit. “Por, do të kthehet të jetë ai i mëparshmi”, sigurojnë mjekët.