12 shkurt 2010

Juventus dëshiron ta kthejë Palladinon

Sipas mediave Italiane, Juventusi tashmë ka filluar bisedimet për rikthimin e Raffaele Palladinos në skuadër.

25-vjeçari ka treguar formë të mirë në dy sezonet që po luan me Genoan, e cila refuzoi kërkesën e Zonjës së Vjetër që t’ia dorëzojë italianin në janar.

Mirëpo, sipas Il Secolo XIX, Juventusi që posedon 50% të pronësisë së lojtarit, ka filluar bisedimet për ta kthyer Palladinon në fund të këtij sezoni.