10 shkurt 2010

Jovanoviç në Liverpool

Reprezentuesi serb, Milan Jovanoviç ka bërë të ditur se do të transferohet në Liverpool si futbollist i lirë gjatë verës, pas skadimit të kontratës së tij me Standard Liege.
Sulmuesi i cili ka shënuar dy gola në fazën e grupeve të edicionit të sivjetmë të Ligës së Kampionëve, ka pranuar se ndihet i lumtur pas arritjes së marrëveshjes për transferim në Anfield Road.
“Ne kemi arritur marrëveshje për tri vjet, me mundësi vazhdimi për një sezon tjetër”, tha Jovanoviç për të përditshmen belge Sporza.