10 shkurt 2010

Italia, “bomberët” në kërkim të golit

Nga kriza e sulmuesve italianë mund të përfitojë vetëm sulmuesi i Sampdorias, Pacini

Xhilardino nuk shënon prej dy muajsh, Ikauinta është jashtë loje për shkak të një dëmtimi, Toni do të qëndrojë larg fushës edhe për njëzet ditë të tjera, Amauri nuk gjen rrugën e rrejtës që nga 28 tetori. Duket se zgjedhjet e para të Lipit janë në krizë.

Ai që mund të përfitojë nga kjo situatë mund të jetë Xhiampaolo Pacini, duke parë se në rrethin e atyre që nuk arrijnë të shënojnë dot, mund të përfundojë edhe Borrielo, i përfshirë në aneminë milaniste, edhe pse ka realizuar tre gola në 2010-ën.

XHILARDINO - Golashënuesi vjollcë nuk është më i tillë që nga viti i kaluar: realizimi i tij i fundit në kampionat mban datën 6 dhjetor. Faj për këtë rënie ka edhe aktivizimi i vazhdueshëm i sulmuesit që nga fillimi i sezonit. Mbetet fakti se Xhila nuk shënon prej një periudhe shumë të gjatë për të mos shqetësuar trajnerin e Italisë.

IAKUINTA - Sulmuesi kalabrez është i ndalur që nga 24 tetori, kur gjatë nxehmjes para ndeshjes me Sienën është dëmtuar në gjurin e majtë.

Stafi mjeksor i bardhezinjve në fillim ka parashikuar një rikuperim prej 40 ditësh. Në të vërtetë, nëse gjithçka do të shkojë mirë, Iakuinta do të kthehet në fushë katër muaj pas dëmtimit. Pas një muaji nga operacioni, gjuri është akoma i fryrë dhe tentativat për t’u rikthyer në skuadër në fillimin e janarit janë braktisur. Një problem për Juven, domethënë, por edhe për kombëtaren e kaltër. A mund ta grumbullojë në ekip Lipi një lojtar që ka kaq shumë kohë pa luajtur, rekuperimi i të cilit, duke parë të dhënat e tij (191 cm për 84kg), duhet të vijë pas një kohe të gjatë?

AMAURI Akoma në mungesë të pashaportës italiane, sulmuesi brazilian, për shkak të paraqitjeve zhgënjyese tek skuadra bardhezi, ka arritur të vetëpërjashtohet nga lojtarët që mund të grumbullohen për Afrikën e Jugut: goli i tij i fundit është regjistruar më 28 tetor. Për ta parë në Botëror, duhet të verifikohen dy situata: një shpërthim i tij i mundshëm, nga këtu deri në fundin e kampionatit, dhe Lipi duhet të ndryshojë mendim në lidhje me lojtarët me origjinë jo-italiane.

TONI - Pas fërkimeve me Van Galin tek Bajerni i Mynihut, është kthyer në Itali për një mundësi për të luajtur në Botërorin e ardhshëm, por është ndalur menjëherë nga një dëmtim muskulor që do ta mbajë jashtë fushave për njëzet ditë të tjera. Një sezon negativ ky për sulmuesin verdhekuq, që do të duhet të sforcohet nëse do të jetë pjesë e skuadrës së Lipit.

BORRIELO E ka filluar 2010-n në mënyrën më të mirë (dygolësh kundër Xhenoas), por pas perlës kundër Sienës (17 janar) është fikur, i ndikuar nga apatia që ka goditur Milanin pas humbjes në derbi. Megjithatë, mbetet një element i vlefshëm për Lipin: ai ka besim edhe për shkak të mesatares së një goli të realizuar në dy ndeshje në kampionat. Por duhet të gjejë forcën për t’u ringritur nga mediokriteti kuqezi i kësaj periudhe.

PACINI - Eshtë ai lojtari më në formë i kampionatit: gol kundër Atalantës, Udinezes dhe Katanias. Pacini ka edhe një karakteristikë të rëndësishme, atë që shënon gola të rëndësishëm. Ai realzion gjithmonë, pavarësisht se me kë luan në sulm. Duket ai siguria e vetme e Lipit për Afrikën e Jugut.