09 shkurt 2010

Higuain dëshiron pagën e njëjtë sikur Benzema

Reali i Madridit shpreson që gjatë kësaj jave të mbyllë negociatat me Gonzalo Higuain rreth marrëveshjes së re.
AS shkruan se Real Madridi është në negociata me përfaqësuesit e sulmuesit tashmë disa muaj për marrëveshjen e re, dhe ditët në vazhdim do të jenë vendimtare.
Pasi ka mposhtur konkurrentin e tij Karim Benzema në pjesën e parë të sezonit, Higuain tash pret një rritje të pagës për t’u barazuar me francezin. Reali javën e kaluar vazhdoi marrëveshjen me Marcelon.