15 shkurt 2010

Guardiola: Menzi pres të analizoj humbjen ndaj Atleticos

Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola ka thënë se ai do të analizoj shumë shpejtë se çfarë shkoi keq në takimin me Atletico Madridin duke ja uruar fitoren madrilenës.
“ Dua të uroj Atleticon për lojën që e kanë treguar, ata kanë qenë shumë mirë të organizuar dhe e merituan fitoren. Ne nuk shim tërësisht në rregull dhe Atletico luajti mirë, edhe pse nuk kam shumë kritika ndaj ekipit tim.”
“ Ne patëm shumë raste në pjesën e parë por në pjesën e dytë më pak, dhe kjo më intereson të di pse ndodhi. Ne jemi ekip që krijojmë shumë raste në çdo ndeshje. Ne ishim në nivel të lartë.”
“ Ne gjithnjë jemi të gatshëm për humbjet. Është e para këtë sezonë por mund të mësojmë shumë nga ajo.” Përfundoi trajneri më i mirë në botë.