10 shkurt 2010

Gilardino, 660 minuta pa gol

Goli është bërë problem i Alberto Gilardinos. Sulmuesi i Fiorentinës nuk ka shënuar që 660 minuta. Golin e tij të fundit në Serie A e kishte shënuar kundër Sienës në fillim të vitit 2010.
Edhe të dielën e kaluar, në ndeshjen me Romën, ish-sulmuesi i Milanit kishte raste të shumta për shënim, të cilat nuk i konkretizoi. Ai do të synojë të zhbllokohet në takimin e ardhshëm kundër Sampdorias së Giampaolo Pazzinit, i cili është duke realizuar në vazhdimësi.
Ardhja e sulmuesit brazilian, Keirrisonit, në formë huazimi nga Barcelona, nuk pritet të krijojë probleme për Gilardinon, i cili nuk duket se rrezikon vendin në formacionin bazë, mirëpo mund të shërbejë opsione shtesë për trajnerin Cesare Prandelli.
Kriza e golit i ka ardhur Gilardinos në momentin më të keq, pasi selektori Marcello Lippi është në prag të përmbylljes së listës së futbollistëve për Kampionatin botëror 2010. Gilardino shpreson, shpreson të zhbllokohet.