11 shkurt 2010

Gerrard: Ma morrën penaltinë

Kapiteni i Liverpoolit ka fajësuar super gjyqtarin anglez Howard Webb për penaltinë e mos akorduar në sekondën e fundit të takimit, kur nga një gjuajtje e lirë Cesc Fabregas e ndali topin me dorë.
“ Ishte penalti.”
“ Arbitri na ka thënë të gjithëve që do të qëndrojmë në mur pranë zonës, se nëse ndokush e prek topin me dorë ai do të akordonte penalti. Nuk e kuptoj këtë vendim të çmendur të tij. Pas ndeshjes ai më tha se nuk e kishte parë.”
“ Ishte e pabesueshme, nuk mund të besoj se si nuk e ka parë Fabregasin të luaj me dorë.”
“ Tani duhet të reflektojmë. Nëse luajmë kështu atëherë ne do të mund të sigurojmë pozitën e katërt.” Përfundoi Steve G.