09 shkurt 2010

Franca, Italia dhe Turqia në garë për Kampionatin Evropian 2016

Kandidatë për organizimin e Kampionatit Evropian në futboll më 2016 janë Franca, Italia dhe Turqia, ka kumtuar të hënen UEFA. Përfaqësuesit e tre shteteve kandidimin zyrtar do ta paraqesin në solemnitetin që do të mbahet më 15 shkurt në selinë e UEFA në Nion. Kandidaturën e përbashkët për organizimin e Kampionatit Evropian më 2016 më heret e kanë paralajmëruar Suedia dhe Norvegjia, por këto vende e kanë njoftuar UEFA-n se kanë hequr dorë.Vendimin për organizimin e kampionatit Evropian më 2016 do ta marrë UEFA në mbledhjen që do të mbahet në Gjenevë më 28 maj të këtij viti.