16 shkurt 2010

Ferguson: Interi më i mirë se Milani

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, e vlerëson Interin si ekipin më të mirë në Itali.
United sot do të përballet me Milanin në San Siro në kuadër të Ligës së Kampionëve, por Ferguson nuk mendon se rosonerët janë më të mirë se nerazurët.
“Interi është shumë më i fuqishëm se Milani. E kam parë derbin e fundit dhe Inter ishte fantastik, me një ekip vërtet të madhe dhe ka bërë përmirësime të mëdha”, ka thënë Ferguson