11 shkurt 2010

Ferguson i kënaqur me rrëshqitjen e Chelseat

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, duket i kënaqur që Chelsea ka humbur ndaj Evertonit në ndeshjen e mbrëmshme në Goodison Park.
United po ashtu pati një sfidë të vështirë përballë Aston Villas në Villa Park, por arriti të nxjerrë një pikë pas barazimit 1-1.
“Mendoj se mund të jetë një natë e rëndësishme dhe fitorja e Evertonit ndaj Chelseat na ka lejuar të ngushtojmë diferencën në një pikë dhe, kush e di, kjo mund të jetë një kthesë e rëndësishme”, ka thënë Alex Ferguson.