10 shkurt 2010

Ferdinand pajtohet me dënimin

Rio Ferdinand ka hequr dolë nga apeli për skualifikimin katërjavor të marrë nga federata angleze. Federata, që në mesjavë e emëroi si kapiten të kombëtares, e uli në tri javë dënimin për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen ndaj Hullit. Pasi mungoi në ndeshjen ndaj Arsenalit, Ferdinand u bë gati të apelonte, por tani vendosi të shlyejë edhe dy turne skualifikim ndaj Aston Vilës dhe Evertonit. Gjatë kësaj periudhe, 31-vjeçari do të ketë mundësinë të luajë kundër Milanit në Ligën e Kampioneve.