11 shkurt 2010

Federata: Karton i kuq për blasfemitë

Futbolli i thotë mjaft blasfemisë në fushën e lojës. Këshilli i Federatës Italiane të Futbollit ka vendosur që nga ky moment dhe në vazhdim: lojtarët që do të blasfemojnë do të ndëshkohen me kartonin e kuq, por janë të mundura edhe ndëshkimet pas përfundimit të ndeshjes, falë imazheve televizive.
Do të zgjatet me katër orë koha për të marrjen e imazheve, për të bërë të mundur që prokura federale të vërtetojë skualifikimet e mundshme. Presidenti i federatës italiane, Xhiankarlo Abete, ka saktësuar se: “Arbitri mund ta ndëshkojë me kartonin e kuq një qëndrim të tillë.
Dhe nëse një qëndrim i tillë nuk do të vihet re nga ai, do të jetë e mundur ndërhyrja nëpërmjet imazheve telvizive që do të pasohet me masën përkatëse”. Tolerancë zero dhe për shkrimet nën fanellat e lojtarëve: në këtë rast lojtarët do të ndëshkohen me gjoba. “Llogjika, - ka shpjeguar Abete, - është për të përmirësuar nivelin e sjelljes. Lojtarët nuk mund të tregojnë mbishkrime me përmbajtje personale, politike ose fetare”.